Kjo është deputetja e re e AAK-së në vend të Meliza Haradinajt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lajme

13/03/2021 10:40

Ndonëse pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, Meliza Haradinaj-Stublla ishte në mesin e deputetëve të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, tani pas rinumërimit të disa vendvotimeve ajo ka mbetur jashtë Kuvendit.

Vendin e saj e zuri Albana Bytyqi e cili në zgjedhjet e fundit mori 4 mijë e 420 vota. Kjo e fundit u ankua që ish-kandidatja e AAK-së i ka vjedhur vota.

Madje për këtë rast dolën edhe disa video-incizime ku pretendohet se disa komisionarë kanë shtuar vota në favor të Haradinaj-Stublla.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, kandidatja Meliza Haradinaj- Stublla ka arritur t’i fitojë 4 mijë e 424 vota, vetëm 26 vota më shumë sesa kandidatja për deputete Albana Bytyqi e cila mori 4 mijë e 398 vota. /Lajmi.net/