Kjo është deklarata e pikëlluese e Kane pas humbjes nga Kroacia

Harry Kane është ndër lojtarët e parë të Anglisë që ka folur pas humbjes 2:1 nga Kroacia.

Sport

11/07/2018 23:37

Anglia dështoi të kualifikohej në finale të Kupës së Botës.

Kapiteni Kane, është shprehur i dëshpëruar për humbjen, por thotë se anglezët duhet t’i mbajnë kokat lartë për këtë sukses.

“Është e vështirë, ne humbëm. Po ndihemi keq, por duhet të mbajmë lartë kokat tona. Ne shkuam përtej sesa të tjerët mendonin”, ka deklaruar Kane.

“Lëvdata të mëdha për tifozët, për të cilët më vije shumë keq”, ka vazhduar Kane.

“Kemi një gjeneratë të shkëlqyer, kemi ndërtuar bazën, dhe në të ardhmen do kemi vetëm progres. Jemi krenar me atë që kemi arritur, edhe pse kërkuam më shumë”./Lajmi.net/