Kjo është arsyeja se pse Modriç qëndroi te Reali

Pas vlerësimit të gjithçkaje me familjen e tij, lojtari ka marrë si vendim që të vazhdojë me Realin e Madridit.

Sport

11/08/2018 08:44

Luka Modriç e ka marrë tashmë një vendim.

Ai do të qëndroje te Reali i Madridit. Këtë e bën me dije e përditshmja spanjolle “As”.

Është e vërtetë se futbollisti u tundua pas Kupës së Botës, pas ofertës së klubit të Milanit për një aventurë 6 vjeçare, 4 në Milano dhe dy te klubi i Jiangsu Suning pasi kanë pronarë të përbashkët.

Por sipas burimeve të “AS” pas vlerësimit të gjithçkaje me familjen e tij, lojtari ka marrë si vendim që të vazhdojë me Realin e Madridit.