Kjo është arsyeja pse Partizani i Beogradit nuk u lejua të hyjë në Kosovë

Ekipi i basketbollit të Partizanit të Beogradit nga Serbia nuk është lejuar të hyjë sot në Kosovë.

Lajme

04/12/2018 12:51

Të njëjtit janë ndaluar në pikën kufitare të Jarinjës, shkruan lajmi.net.

Ata planifikonin të zhvillonin një përballje miqësore me ekipin serb të Trepçës.

Mirëpo, për shkak të një vendimi nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të njëjtëve u pamundësohet që të marrin pjesë në gara pa pëlqimin e federatave respektive vendore.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net dhe Jetlir Zyberaj, këshilltar i minstrit të Jashtëm Pacolli, i cili edhe ka thënë se MPJ-ja nuk e ka bërë ndalimin e tyre.

Ndërkaq Samir Hoxha, Këshilltar i lartë politik i minsistrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë se vendimi në fjalë është marrë për shkak të mos lejmit të paralelizmave në sportin vendor.

“Është e vërtetë, ekipet nga jashtë nuk mund të marrin pjesë në gara pa pëlqimin e federatave vendore. Vendimi është marrë për shkak se nuk mund të lejojmë paralelizma dhe në sport”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.

E ndërkaq, nga mediat serbe është raportuar se në pikën kufitare të Jarinjës është ndaluar edhe zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dusan Kozarev. /Lajmi.net/

Lexo edhe: 

http://lajmi.net/basketbollistet-e-partizanit-te-beogradit-nuk-hyjne-ne-kosove-ndalohen-ne-jarine/