Kjo është arsyeja përse Prince Harry e mban këtë byzylyk në dorë prej 20 vitesh

Emrin e Prince Harry e kemi parë shpesh në media mirëpo që nda martesa e tij me Meghan Markle ky fakt u dyfishua.

ShowBiz

26/06/2018 16:51

Lidhja e tij me ish-aktoren e njohur, martesa e saj me dikë tjetër para tij, thyrja e rregullave mbretërore që thonin se një anëtar i kësaj familje nuk mund të martohet me një vajzë të shkurorëzuar etj, përcjell lajmi.net

E publikut dhe mediave të huaja u ka rënë në sy poashtu byzylyku që Prince e mban prej vitesh në dorë dhe thuhet se e ka vendosur në kohën kur vdiq Diana. Mediat kanë shkruar se Princi është fotografuar me byzylykun që nga viti 2001 dhe vëllai i tij, Princi William, dihej gjithashtu se mbante një version shumë të ngjashëm në vitet pas vdekjes së Dianës.

”Unë erdha për herë të parë në Afrikë në vitin 1997, menjëherë pas vdekjes së nënës sime. Babai na tha mua dhe vëllait që të paketonim çantat tona, po shkonim në Afrikë për t’u larguar për pak”, ishte një deklaratë e saj në njërën nga intervistat ku u pyet se përse e mban në dorë atë.intv/Lajmi.net/