Kjo është arsyeja kryesore përse femrat tradhëtojnë

Shumica e femrave që tradhëtojnë e bëjnë për shkak se partnerët e tyre nuk i ndihmojnë në punët e shtëpisë", zbulon sondazhi.

Lifestyle

22/11/2016 19:32

Gati nëntë në dhjetë të anketuara thonë se ato janë të mërzitura nga mungesa e ndihmës për të bërë punët e përditshme. Shumica e grave që mashtrojnë e bëjnë atë, sepse partnerët e tyre nuk i ndihmojnë në punët e shtëpisë, transmeton lajmi.net

Ky rezultat ka rrjedhur nga sondazhi i madh në Francë dhe ka zbuluar se 73 për qind e grave nga 10,000 të anketuara kishin tradhëtuar e kjo si shkak që partnerët e tyre nuk i ndihmojnë ato në punët e shtëpisë.

Hulumtimi është kryer nga Gleedon – një uebfaqe për takimin e njerëzve online, raporton LeBonBon.

Sondazhi është nisur si përpjekje për të identifikuar arsyet kryesore pse gratë tradhëtojnë. Rezultatet kanë interes të veçantë sidomos për njerëzit e bardhë të cilët në masë të madhe janë neglizhentë ndaj punëve të shtëpisë.

Lajmi vjen pasi hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit kishin gjetur se tradhëtia vjen nga raporti i orëve të gjata në punë. Studimi tjetër kishte gjetur se seksizmi është arsyeja kryesore e tradhëtisë./lajmi.net