Kjo është Angela Merkel e vogël, nuk do ta besoni (Foto)
Ajo kishte bërë për të qarë, drejtpërdrejt në TV, një vajzë palestineze të cilës i pati shpjeguar (ndoshta pa takt), se jo të gjithë emigrantët që kishin vërshuar në Gjermani do të mund të qëndronin në këtë vend.

Bota
Por sot për kancelaren Agela Merkel është një ditë shpërblimi; Ophelya Ade, një emigrante ganeze 26-vjeçare vendosi ta quajë vajzën e saj të sapolindur Angela Merkel, pikërisht për nder të gruas së hekurt gjermane.
Gruaja e re, e cila prej një viti kishte zbarkuar në Gjermani bashkë me mijëra refugjatë të tjerë, kishte mundur të përfitonte azilin politik në vendin e shumëdëshiruar nga emigrantë duke marrë kështu edhe një leje qëndrimi.
Vajza tashmë gjashtë muajsh quhet Angela Merkel Ade.