Kjo është aktorja që do ta luajë ‘zonjën Robinson’ në “Fifty shades darker” (FOTO)

Elena Lincoln (Zonja Robinson) është 'fajtorja' për mënyrën se si Christian Grey është rritur.

ShowBiz

29/01/2016 22:57

Edhe pse tashmë është 62 vjeç, ende nuk ndalon duke marrë mbi vetë role provokuese.

Aktorja Kim Basinger, do të jetë një ndër protagontistet e filmi të shumëpritur “Fifty Shades of Darker”, seria e dytë e sagës së njohur “Fifty Shades of Grey”.

Revista “Variety” ka njoftuar se aktorja e njohur do të intepretojë rolin e Elena Lincoln, ish-të dashurës provokuese të protagonistit Christian Grey. Pikërisht të gruas që e preazantoi atë që në moshën e adoleshencës, në marrëdhëniet BDSM.

Kohë më parë, dolën zëra se disa nga progtagonistët do të largoheshin nga kasti, që realizoi filmin e parë.

Ndër të parët që vërtet u largua ishte regjisoria Sam Taylor – Johnson, ndërkohë që edhe aktori kryesor, Jamie Dornan u përflol se nuk do të ishte më pjesë xhirimeve.

Por më pas, të dy protagonistë Dornan dhe Dakota Johnson, pranuan se do të ishin sërisht pjesë e serisë së dytë të filmi, që ashtu si dhe libri pati shumë diskutime.

Pritet që “Fity Shades of Darker” të ketë premierën e tij në shkurt të viti 2017./klan