Kjo do të jetë skuadra e re e Cavanit

9:42 | 12 Qershor 2019

Edinson Cavani mund të largohet nga PSG dhe të bashkohet me Atletico Madridin pasi ai thuhet se është pajtuar me kontratën, nëse Diego Costa largohet nga ‘Wanda Metropolitano’ në verë.

Sipas raportimeve të fundit në Spanjë, 30-vjeçari është bërë objektiv kryesor i ‘Los Colchoneros’ në dritaren e transferimeve të verës.

Mundo Deportivo ka zbuluar se sulmuesi urguajan është pajtuar për një lëvizje në kryeqytetin spanjoll, transmeton lajmi.net.

Cavani fillimisht ishte nën hijen e Zlatan Ibrahimovic te PSG, ndërsa më vonë erdhi Kylian Mbappe dhe Neymar.

Pavarësisht se është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, ai ka vendosur të largohet nga ‘Parc des Princes’.

Cholo Simeone gjithashtu është një tifoz i madh i lojës së Cavanit. /Lajmi.net/