Kjo do të jetë agjenda e kombëtares së Kosovës për ndeshjen me Bullgarinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, pas barazimit spektakolar me Danimarkën, ndeshjen e radhës do ta luaj kundër Bullgarisë.

Sport

22/03/2019 17:14

Ndeshja ndaj bullgarëve do të jetë e vlefshme për kualifikimet e kampionatit evropian 2020, dhe do të jetë e para në historinë e kësaj kombëtareje, në një garë të tillë.

Lojtarët e Bernard Challandes do ta luajnë edhe këtë ndeshje para tifozëve të tyre, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

E përpara kësaj ndeshje, FFK ka njoftuar se cila do të jetë agjenda e kombëtares sonë për këtë ndeshje. Këtë njoftim nga federata, lajmi.net ua përcjell më poshtë.

22 mars, 2019 – Pas barazimit 2:2 në miqësoren kundër Danimarkës në mbrëmjen e kaluar, futbollistët e Kombëtares tonë kanë zbritur sërish sot në mesditë në fushë për stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese kundër Bullgarisë, që zhvillohet të hënën në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Agjenda për ndeshjen Kosovë – Bullgari

23 mars

16:30 – Stërvitja e Kosovës

24 mars

17:30 Konferenca e Kombëtares së Kosovës

18:00 Stërvitja e Kosovës

19:00 Konferenca e Kombëtares së Bullgarisë

19:30 Stërvitja e Kombëtares së Bullgarisë

25 mars

20:45 Ndeshja kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari /Lajmi.net/