Kjo deklaratë e Mbappe do t’i çojë në ‘qiellin e shtatë’ tifozët e Liverpool

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe e ka përshkruar ekipin e Liverpool si 'makineri'.

Sport

21/01/2020 16:41

Mbappe është bërë një nga sulmuesit më të mirë në botë që nga momenti i transferimit në PSG nga Monaco në vitin 2017, duke shënuar 81 gola në të gjitha garat në dy sezone e gjysmë deri tani.

Por ai ka qenë i lidhur me spekulimet e një kalimi te Liverpool në të ardhmen e afërt, përcjell lajmi.net.

“Ajo që Liverpool është duke bërë në këtë moment është e mahnitshme”, tha Mbappe. “Ata janë si një makinë, kanë gjetur një ritëm dhe janë si ‘ne luajmë përsëri, ne luajmë përsëri’ ”.

“Ata kanë humbur zero ndeshje. Kur shikon se mendon se gjithçka është e lehtë, por nuk është e lehtë. Djemtë janë të përqendruar, ata luajnë ndeshje çdo tre ditë dhe fitojnë, fitojnë, fitojnë”.

“Tani problemi është se të gjithë shikojnë Liverpoolin, dhe të gjithë shikojnë se çfarë mund të bëjmë kundër tyre, kështu që tani ata duhet të tregojnë se janë përsëri të fortë, por është një ekip shumë i mirë me një menaxher shumë të mirë”, përfundoi ai. /Lajmi.net/