Kitara njëmilionëshe e Bob Dylan’it
Kitara elektrike e këngëtarit amerikan, Bob Dylan, në të cilën ai luajti në manifestimin e njohur Newport Folk Festival, në vitin 1965, është shitur për afro një milion dollarë amerikanë. Në ankandin e kompanisë Christie në New York, kitara është shitur mbrëmë për 965 mijë dollarë amerikanë, që është rekord borëtor për kitarë. Ky instrument…

ShowBiz
Kitara elektrike e këngëtarit amerikan, Bob Dylan, në të cilën ai luajti në manifestimin e njohur Newport Folk Festival, në vitin 1965, është shitur për afro një milion dollarë amerikanë. Në ankandin e kompanisë Christie në New York, kitara është shitur mbrëmë për 965 mijë dollarë amerikanë, që është rekord borëtor për kitarë.
Ky instrument muzikor ishte pronë e një familjeje nga New Jersey, për afro 50 vjet, pasi këngëtari Dylan e kishte lënë atë në një aeroplan privat.
Paraqitja e Dylanit në festivalin në Newport e ka shënuar largimin e tij nga lëvizja e muzikës folk dhe kalim nga roku akustik në atë të përforcuar, që mund të vërehet në këngën e tij “Like a Rolling Stone”.
Bob Dylan ishte pritur me fishkëllima nga disa anëtarë të masës në Newport. Dashamirët e muzikës folk kanë konsideruar se Dylani e ka tradhtuar këtë lloj të muzikës në favor të asaj rock and roll.