Kishte 152 kg, kurse tani i ka vetëm 32: Shikojeni si duket tani kjo grua! (Foto)
Për dy vite dietë, pesha e sa ka rënë dukshëm dhe madje më shumë se që ishte imagjinuar se mund të bie.
Fun
Claire Hutabl (44) peshonte plotë 152 kilogramë, por dëshira për tu dukur në rroba banjo e ka detyruar atë të bëjë gjithçka që të humb në peshë. Ajo i ishte nënshtruar një diete strikte që i ka sjellë probleme shëndetësore, pasi ajo tani peshon vetëm 32 kilogramë, transmeton lajmi.net.
Nëna e dy fëmijëve e cila tani është diagnostifikuar me sëmundjen e anoreksisë, ka treguar se si i ishte nënshtruar një diete strikte. Kur filloi të humb kilogramët e saj, familjarët dhe miqtë i thoshin se po duket për mrekulli dhe e inkurajonin që të vazhdojë kështu.
“Fillova ti nënshtrohem një diete sepse dëshiroja të ulesha normal në një autobus. Më parë kam konsumuar në masë të madhe, çokollata, patatina dhe ushqim të shpejtë. Por kur iu futa dietës, fillova të ha vetëm pemë dhe perime. Dhe e gjithë kjo në fund përfundoi me humbje të kontrollit. Tani dëshirojë t’ua tërheq vërejtjen të tjerëve që të jenë më të kujdesshëm me dieta. Unë thjesht dëshiroja të dobësohesha, kurse tani jam vetëm kockë dhe lëkurë”, thotë Claire. (lajmi.net)