Kishin mosmarrëveshje në trafik: 5 llapjanë përleshen mes vete, njëri gjuan me kallash

Në qytetin e Podujevës pas një aksidenti janë arrestuar 5 persona. Pasi që të njëjtit kishin një mosmarrëveshje komunikacioni dhe njëri nga ta kishte shtënë me armë automatike, shkruan lajmi.net. Pas kësaj 4 janë liruar, ndërsa ai që dyshohet se ka shtënë me armë, është dërguar në mbajtje nga prokurori i rastit. “Podujevë / 14.04.2024…

Lajme

15/04/2024 08:47

Në qytetin e Podujevës pas një aksidenti janë arrestuar 5 persona.

Pasi që të njëjtit kishin një mosmarrëveshje komunikacioni dhe njëri nga ta kishte shtënë me armë automatike, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj 4 janë liruar, ndërsa ai që dyshohet se ka shtënë me armë, është dërguar në mbajtje nga prokurori i rastit.

“Podujevë / 14.04.2024 – 17:50. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës AK47. Katër nga të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej të dyshuarve që dyshohet se ka shtënë me armë në ajër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Lajmi.net