Kirurgjia e Fëmijëve bëhet me ultrazë të ri pas 18 viteve, ministri Ismaili publikon fakte rrëqethëse

Kirurgjia e Fëmijëve është bërë me ultrazë të ri, modern, pas 18 viteve pas luftës.

Lajme

14/09/2018 13:52

Për afro dy dekada, kjo klinikë është shërbyer me një ultrazë të vjetër, dhe jo funksional të cilin edhe mund ta shihni më poshtë në fotografi.

Nga sot, në këtë klinikë do të ofrohen të gjitha shërbimet diagonistike për fëmijët pasi që aty ka nisur të punohet me ultrazërin e ri.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.

“Fotografi që nuk duan shumë fjalë. I pari është ultrazëri i vjetër me të cilin është shërbyer Kirurgjia e Fëmijëve për 18 vite, ndërsa i dyti ultrazëri i ri që kemi blerë për këtë klinikë. Krahasimin bëjeni ju. Fëmijët tanë tani do të mund të marrin të gjitha shërbimet diagnostike në këtë klinikë. Urime të gjithëve”, ka shkruar ministri Ismaili. /Lajmi.net/