Kinezi luan shah i zhytur në akull

Ai luan shah, thuajse i varrosur në akull.

Fun

18/01/2016 03:01

Megjithëse sfida ishte e vështire, kinezi Cui Deyi ose “Ariu Polar” i Kinës, me të dridhura dhe buzeqeshje ia doli të fitojë disa herë.

Gara u zhvillua në qytetin Handan, në veri të Kinës.

Ai është pjesë e një grupi elitar te njohur në botë, anëtarët e të cilit testojnë vazhdimisht kufirin e kapacitetit njerëzor  për t’i bërë ballë të ftohtit.

“Po e përdor shahun për të parë sa vuan mendja dhe duart e mia”- tha Cui.

Ai që vjen nga provinca lindore e Anhuit, nisi të marrë pjesë në garat e rezistencës ndaj të ftohtit, një dekadë më parë, pasi kishte sfiduar temperaturat e ulta, duke notuar në liqen.

“Shumë njerez do të dridheshin brenda pesë minutave. Ndërsa unë ,brenda një ore nuk ndjej as më të voglin problem dhe prandaj këtë qendresë e shndërrova në profesion”, – thotë ai.

Ai ka mundur shumë nga konkurruesit rusë dhe kundërshtari i tij më i madh është holandezi Uim Hof, i njohur si “Njeriu i Akullit”. Ai vendosi rekordin boteror në vitin 2011.  Arriti lartësinë prej 7400 metrash në Everest, duke veshur vetëm një palë pantallona të shkurta.