Kinezët bashkojnë dy Dibrat me Rrugën e Arbërit

22:52 | 28 Janar 2015

Pritet që nga muaji prill të nisin punimet në rrugën që bashkon dy Dibrat

Kinezët pritet të marrin në dorë brenda muajit prill ndërtimin e Rrugës së Arbërit, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë, apo akset që lidhin dy Dibrat, si pjesë e Korridorit 8.

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto deklaroi tw mwrkurwn se tashmë kompania e kontraktuar do të nisë punimet brenda pak muajve.

“Besoj se brenda muajit prill do miratojmë ligjin përkatës për akordimin e kontratës së Rrugës së Arbrit kompanisë kineze e cila paraqiti ofertën”.

Haxhinasto i ka bërë thirrje kompanive të ndërtimit të rrugëve që të zbatojnë standardet e vendosura në kontratë ose në kundërt do të penalizohen.

“Është thellësisht e domosdoshme vendosja e standardeve shumë më të larta se deri më sot në realizimin e infrastrukturës. E kam fjalën nga momenti i planifikimit që do të jetë në tërësi”, transmeton agjencia Ina.

Drejtori i Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika deklaroi se vëmendja më e madhe ka qenë te siguria rrugore edhe pse buxheti ka qenë i kufizuar.

Për vitin 2015, një prej synimeve të ministrisë do të jetë vendosja e sinjalistikës rrugore.