Kina shënon numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19 në 10 muajt e fundit

Kina vazhdon të regjistrojë rritje të infeksioneve të reja me koronavirus.

Bota

14/01/2021 09:08

Kina raportoi rritjen e saj më të madhe ditore në rastet e reja me Covid-19 në më shumë se 10 muaj pasi infeksionet në provincën veri-lindore Heilongjiang gati u trefishuan, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se 138 raste të reja me Covid-19 u raportuan më 13 janar, nga 115 raste një ditë më parë dhe duke shënuar kërcimin më të lartë që nga 5 marsi.

Kina gjithashtu raportoi një vdekje të re, duke shënuar rritjen e parë në numri i të vdekurve që nga mesi i majit.

Komisioni tha se 124 nga rastet e reja ishin infeksione lokale, 81 prej të cilave u raportuan në provincën Hebei përreth Pekinit dhe 43 në provincën veri-lindore Heilongjiang. /Lajmi.net/