Kina regjistron vetëm një rast të ri me COVID-19

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Bota

04/06/2020 08:13

Kina raportoi një rast të ri me koronavirus dhe katër raste të reja asimptomatike me COVID-19 për 3 qershor, tha të enjten komisioni shëndetësor, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha që të pesë rastet ishin importuar, duke përfshirë udhëtarë nga jashtë shtetit.

Për 2 qershor, Kina raportoi një rast të konfirmuar dhe 4 raste asimptomatike.

Kina nuk numëron pacientë asimptomatikë, ata që janë të infektuar me koronavirus por nuk shfaqin simptoma, si raste të konfirmuara, transmeton lajmi.net.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve në Kinë është 83.022. Numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634. /Lajmi.net/