Kina regjistron pesë raste të reja me COVID-19

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Bota

02/06/2020 08:00

Kina raportoi pesë raste të reja të koronavirusit por asnjë vdekje shtesë të hënën, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të vendit, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Të gjitha rastet e reja ishin të importuara, me dy në provincën Sichuan, një në Shanghai, një në Guangdong dhe një në Shaanxi.

Gjithashtu u raportuan edhe 10 raste të tjera asimptomatike.

Një total prej 83.022 rasteve të koronavirusit janë raportuar në Kinë, transmeton lajmi.net. Numri zyrtar i vdekjeve arriti në 4634.

Më shumë se 78.300 pacientë janë liruar nga spitali deri më tani. Rreth 371 pacientë asimptomatikë gjithashtu janë ende nën vëzhgimin mjekësor. /Lajmi.net/