Kina regjistron numrin më të madh të rasteve me COVID-19 në dy muajt e fundit
Kina ka regjistruar rritje të numrit të infeksioneve me COVID-19.

Bota
Kina raportoi 42 raste të reja me COVID-19 në 27 Tetor, numri më i lartë ditor në më shumë se dy muaj për shkak të një rritje të infeksioneve në rajonin veriperëndimor të Xinjiang, tha të mërkurën autoriteti shëndetësor i vendit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Nga rastet e reja, 22 në qytetin Kashgar në Xinjiang ishin më parë pacientë asimptomatikë. Autoritetet shëndetësore të rajonit gjithashtu raportuan edhe 19 infeksione të tjera pa simptoma, të cilat Kina nuk i njeh si raste të konfirmuara me COVID-19, të cilat përbënin gjysmën e rasteve të reja asimptomatike të raportuara.
Numri ditor i ditës shënon nivelin më të lartë që kur u raportuan 44 infeksione të konfirmuara në 10 gusht, megjithëse mbetet larg majave në shkurt në kulmin e shpërthimit në territorin e Kinës që e detyroi vendin në një bllokim virtual. /Lajmi.net/