Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

Kina i reagon SHBA-ve: Mund t’i shkatërrojmë me “kënaqësi” aeroplanët ushtarak

23:24 | 5 Korrik 2020

Mediat shtetërore kineze thanë të shtunën se dyfishimi i aeroplanëve ushtarak amerikan në Detin e Kinës së Jugut iu ofron “kënaqësi” atyre, duke paralajmëruan në shkatërrimin e mjeteve ushtarake të SHBA-ve.

Në një cicërimë, mediumi kinez Global Times paralajmëroi gjithashtu se “Kina ka një përzgjedhje të gjerë të armëve të transportit ajror si DF-21D dhe DF-26”.

Dy transportues avionësh amerikanë po zhvillonin stërvitje në Detin e diskutueshëm të Kinës së Jugut të Shtunën, tha marina amerikane, pasi Kina kryente edhe stërvitje ushtarake të cilat janë kritikuar nga Pentagoni dhe shtetet fqinje, transmeton lajmi.net.

Mediumi i drejtuar nga shteti kinez tha se analistët vunë në dukje se mund të shkatërrojnë aeroplanët ushtarak në çdo moment.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar njëra tjetrën se po nxitin tensione në pjesën ujore, në kohën kur marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve respektive janë acaruar në shumë segmente – tregti, marrëdhënie diplomatike, si dhe akuzat mbi Covid-19.

Shtetet e Bashkuara po akuzojnë Kinën se po përpiqet të frikësojë fqinjët aziatikë që po dëshirojnë të shfrytëzojnë rezervat e gjerë të naftës dhe gazit. Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami gjithashtu pretendojnë të kenë hise në Detin e Kinës së Jugut, përmes të cilit kalojnë rreth tre trilionë dollarë tregti çdo vit. /Lajmi.net/