Kina gjen një metodë të rrallë për trajtimin e pacientëve me koronavirus

Kina vazhdon të praktikojë metoda të veçanta për trajtimin e koronavirusit.

Bota

02/04/2020 10:30

Kina ka aprovuar përdorimin e lëngu nga mëlçitë e ariut për të trajtuar pacientët me koronavirus të sëmurë në mënyrë kritike, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit ka rekomanduar përdorimin e Tan Re Qing – një injeksion që përmban lëngun arushe, bri dhie dhe barishte – për të trajtuar pacientët me Covid-19.

Por nuk ka asnjë provë që përzierja ka ndonjë vlerë medicinale.

“Bear bile”, e cila prodhohet në mëlçi dhe ruhet në fshikëzën e tëmthit, është përdorur në mjekësinë tradicionale kineze për qindra vjet dhe merr një çmim të lartë në tregun ilegal ndërkombëtar.

Masa për të aprovuar përdorimin e saj ka zemëruar aktivistët për të drejtat e kafshëve dhe vjen vetëm disa javë pasi vendi ndaloi shitjen e kafshëve të egra për ushqim. /Lajmi.net/