Kina akuzon një çift kanadez për spiunazh

Autoritetet kineze janë duke hetuar një çift kanadez nën dyshimet se kanë vjedhur sekrete shtetërore të ushtrisë, e që kanë të bëjnë mbi mbrojtjen kombëtare.

Bota

05/08/2014 12:23

Agjencia e lajmeve Xihuana ka thënë se të dyshuarit janë Kevin dhe Julia Garratt.

Ky çift ka në pronësi një kafene në Dandong, qytet i cili gjendet në kufi me Korenë e Veriut.

Departamenti i sigurisë i Dandong-ut është duke e hetuar këtë rast, por policia kineze nuk ka konfirmuar nëse çifti është duke u mbajtur në paraburgim.

Dajli i çiftit kanadez, Simeon Garratt, ka thënë për BBC-në se e ka pasur të pamundur që të kontaktoj përmes telefonit me prindërit e tij, që prej ditës së hënë.

“Ishim në një darkë me disa miq, dhe natën vonë, telefonat e prindërve të mi ishin të shkyçur. Që prej asaj nate nuk kam mundur të kontaktoj me ta”, tha ai.

Garrett tha se akuzat e tilla për prindërit e tij janë një shaka, absurditet që nuk ka asnjë kuptim.

Për të, prindërit e tij janë njerëz të zakonshëm, të cilët nuk kanë kurrfarë lidhje as me ushtrinë as me qeverinë, apo me ndonjë gjë të kësaj natyre.

Ambasada kanadeze ka pohuar se ka marrë informacione se çifti është duke u hetuar dhe se ka ofruar ndihmën e saj nëse kjo gjë i kërkohet.