Kimmich e dinte që portieri i Dortmund liron shpesh portën

Joshua Kimmich e përshkroi golin e tij fitues kundër Borussia Dortmund si më të mirën e karrierës së tij dhe thotë se atij iu tha para ndeshjes se Roman Burki shpesh liron shpesh portën e tij.

Sport

27/05/2020 09:10

Në përballjen pothuajse vendimtare për titull, mesfushori gjerman realizoi një gol fenomenal nga 20 metra.

Kimmich e mposhti portierin e Verdhezinjëve falë një parabole të lehtë, që doli të ishte goli i vetëm në ‘Sigal Iduna Park’.

“Para ndeshjes na është thënë se Bürki liron shpesh portën”, tha ai për faqen zyrtare të Bayern, përcjell lajmi.net.

”Ky ishte goli më i mirë i karrierës sime – ishte shumë i rëndësishëm”. /Lajmi.net/