Kimberley Garner zbulon koleksionin e ri të kostumeve për plazh

Kimberley Garner sjell koleksionin e dytë të saj me bikini dhe kostume plazhi, me të cilat ajo pozon vetë në ishullin St. Barts.

ShowBiz

27/03/2014 09:56

Kimberley Garner, një vit pasi ka realizuar ëndrrën e saj fëmijërore që të dizajnojë kostume plazhi dhe bikini, tani sjell edhe një kolëksion të dytë.

Pasi që koleksioni i parë i 2013 është pëlqyer shumë dhe ka pasur sukses, ajo ka vazhduar edhe këtë vit, me koleksionin pranverë 2014.

Fotot  janë bërë në ishullin St. Barts dhe është vetë Kimberly e cila modelon në këtë sesion, përsëri.

‘Vitin e kaluar kam mbajtur dietë para se t’i bëj fotografitë ndërsa tani nuk kam dashur. Më pëlqejnë format e mia dhe dua që edhe femrat që do t’i veshin të ndjehen komode me format që kanë’, ka thënë Kimberley në intervistë për MailOnline.