Kim shfaqet seksi për Shën Valentin

Kanye West do të jetë njeri fatlum sonte, për Shën Valentin. Reperi amerikan ka arsye për këtë, pasi do të ketë ‘punë’ me njërën prej femrave më tërheqëse në planet. Po flasim për Kim Kardashian, e cila është duke u ‘nxehur’ për festën e të dashuruarve. Në fakt, ylli i televizionit i ka postuar në…

ShowBiz

14/02/2014 08:08

Kanye West do të jetë njeri fatlum sonte, për Shën Valentin.

Reperi amerikan ka arsye për këtë, pasi do të ketë ‘punë’ me njërën prej femrave më tërheqëse në planet.

Po flasim për Kim Kardashian, e cila është duke u ‘nxehur’ për festën e të dashuruarve.

Në fakt, ylli i televizionit i ka postuar në Instagram disa fotografi mjaft provokuese, ku tregonte shumëçka nga trupi i saj bombastik.

33 vjeçarja ishte zhveshur pothuajse e tëra në fotografitë e bëra nga fotografi Vijat Mohindra.

Natyrisht, këto fotigrafi janë bërë dikur më herët, por nëna e vogëlushes North West ka vendosur t’i postojë tashti. Sigurisht, s’kishit si ta nisnit ditën më mirë sesa duke i shijuar këto foto të Kim me sabah.