Kim poston portretin e bukur familjar në pushime

Kim Kardashian ka publikuar një fotografi të bukur familjare.

ShowBiz

22/08/2019 17:24

Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën u shfaq pranë fëmijëve të saj, shkruan lajmi.net.

Ajo dhe katër fëmijët e saj ishin veshur në rroba-banjo, ndërsa ky portret i ëmbël të rrëmbente zemrën.

“Fotografitë nga Bahamas po vijnë! Mendoja se të bësh fotografi me tre fëmijë është e vështirë, O Zot kjo është gati e pamundur”, ka shkruar ajo.

Edhe në këtë fotografi, Kim Kardashian ka vënë në pah format perfekte trupore. /Lajmi.net/