‘Kim Kardashianet’ nëpër botë (FOTO)

Këto femra aspirojnë të fitojnë famën e yllit amerikan të 'reality show'.

ShowBiz

19/10/2015 13:52

Nëpër gjithë botën femrat po aspirojnë të arrijnë aty ku është Kim Kardashian sot.

Ajo ka filluar me një videokasetë intime ndërsa ka arritur që të pozojë edhe për revistën prestigjioze Vogie, transmeton lajmi.net.

Më poshtë keni femrat nëpër vendet e ndryshme të botës, që po ndjekin rrugën e Kim-it.

Kavita Radheshyam – India

Kavita është një aktore e Bollywood-it e cila jeton në Mumbai. Ajo ka shkaktuar shumë polemika kur ka pozuar gati e gjitha e zhveshur ndërsa statusi i seks simbolit dhe ngjajshmëritë me Kimin kanë bërë që ajo të bëhet shumë e famshme në Indi.

Angelababy – ChinaAngelababy

Angelbaby është femra më e njohur në Kinë. Aktorja dhe këngëtarja ka qëndruar në krye të mediave kineze e madje e të gjithë botës, pas martesës së saj që ka kushtuar 30 milionë euro!

Derisa Kim pa pasur në dasmën e saj 200 të ftuar, në dasmën e yllit kinez kanë qenë të pranishëm rreth 2 mijë vetë.

Shahira Barry – IrelandShahira Barry

Modelja nga Irlanda nuk po ejeton ende jetën e bashkëshortes së Kanye West por ajo po mundohet me çdo kusht të ketë një famë si të saj, duke shfrytëzuar edhe ngjajshmërinë që ka me Kimin.

Ajo tani po provon të hyjë edhe në industrinë e filmit, e aty ndoshta mund të ketë më shumë sukses se Kim.

Lina Ayoubi – AustraliaLina Auyoubi

Përderisa Kim ka filluar karrierën e saj si stiliste, kjo bukuroshe nga Australia është një grimere e femrave për dasma dhe vazhdimisht po shpërndan imazhe të saja dhe jetës së saj në rrjetet sociale.

Anastasiya Kvitko – RussiaAnastaysia Kvitko

Instagrami i kësaj vajze nga Rusia është i mbushur me fotografi të të pasmeve dhe gjoksit të saj. Të gjithë e dimë se Kim është e njohur për poza të tilla, por kjo mund edhe t’ia kalojë.

Iori Forsyth – JapanIori Forsyth

Iori është një vajzë nga Japonia e cila, njësoj si Kim, ka një ‘reality show’ televiziv shumë të ndjekur, ndlrsa ajo gjithmonë mundohet të jetë në qendër të vëmendjes.