Kim Kardashian shpërndanë foton e parë të djalit të saj

Pas disa muajsh nga lindja e djalit Sain West, Kim-i vendosi që sot të shpërndajë një foto të tij.

ShowBiz

22/02/2016 15:56

Në foto shihet djali i saj duke fjetur dhe duart e tij të ngritura mbi kokë. Edhe djali, sikurse vajza e saj North West, duket i veshur me rroba komode ngjyrë të bardhë, gjë që ajo e parapëlqen, transmeton lajmi.net.

“Sot është ditëlindja e babait tim. Unë e di se nuk ka asgjë më shumë në botë se sa dëshira e tij për ti takuar nipërit. Kështu që unë vendosa të shpërndajë këtë foto të djalit tim me të gjithë ju.” shkruan Kim Kardashian në një faqe të saj. /Lajmi.net