Kim Kardashian shkëlqeu në të kuqe në “American Influencer Awards 2019”

Kim Kardashian mori sërish vëmendjen me paraqitjen e radhës publike.

ShowBiz

19/11/2019 17:31

Kim Kardashian ishte në mesin e yjeve që morën pjesë në “American Influencer Awards”, shkruan lajmi.net.

Ajo madje ia dhuroi çmimin grimerit të saj, Mario Dedivanovic si dhe kishte disa fjalë publikisht për të.

Ylli televiziv edhe kësaj radhe bëri të gjithë t’i kthejnë sytë nga ajo, kur u shfaq në event e veshur me një fustan të kuq, i cili ia theksonte format trupore.

Për ndryshe, Kim Kardashian është e martuar me Kanye West dhe kanë katër fëmijë. /Lajmi.net/