Kim Kardashian presidente? “Kurrë mos thuaj kurrë”

11:04 | 16 Qershor 2018

Kim Kardashian West nuk i ka përjashtuar rregullat se mund të bëhet presidente.

Javën e kaluar ajo ishte në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, për t’i kërkuar faljen e Alice Johnson e cila ishte duke vuajtur dënimin që nga viti 1996, ku edhe modelja ia arriti të bind presidentin, shkruan CNN transmeton lajmi net.

“Unë sinqerisht e pash se në qoftë se përdor metodën time për të bërë diçka për një person, kjo hap dyert e shpresës edhe për njerëzit e tjerë që duan ta bëjnë këtë gjë”, tha Kardashian.

“Nëse shumë nga njerëzit do përdornin mendimet e tyre dhe do flisnin për çështje me të vërtetë të rëndësishme, atëherë do të bëhej shumë më tepër për njerëzimin”, tha ajo.

I pyetur nga Jones nëse ka menduar ndonjëherë të kandidonte për presidente, West tha se nuk ka gjasa momentalisht, por që nuk i dihet më vonë.

“Kurrë nuk duhet thënë kurrë, por politika momentale nuk duket si drejtimi i Kimit. Nuk e gjej veten aty”, tha Kim.

Kardashian West i tha Jones se ajo dëshiron të ndihmojë gratë e tjera të burgosura, dhe se nuk ka interes për partitë politike. /Lajmi.net/