Kim Kardashian nuk njihet në fotografitë e adoleshencës

Kim Kardashian duket krejtësisht e panjohur në vitet e 90-ta, kur ishte adoleshente.

ShowBiz

18/08/2019 10:30

Ylli 38-vjeçar tronditi ndjekësit me kthimin pas në fëmijëri, pamje krejt ndryshe nga selfiet me ‘look’ glamuroz, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ajo ndau me ndjekësit disa imazhe, për të treguar se ku është frymëzuar në koleksionin e ri të produkteve të grimit, e që ishte pikërisht pamja e saj në adoleshencë.

Ajo postoi disa fotografi në Instagram, ku solli pamje nga koha kur vishej me bluzë të bardhë dhe xhinse.

Xhinset e saj të gjëra ishin aq poshtë saqë ia zbulonin asaj të brendshmet, kurse kishte ngritur dy gishta lartë.

Kim rrëfeu se është e emocionuar për koleksionin me temë vitet ’90-ta, sepse e kujton grimin që e përdorte dikur në shkollë. /Lajmi.net/

Foto:1

Foto: 2

Foto: 3