Kim Kardashian: ‘Mbani Rita Orën larg meje’

Kim Kardashian ka refuzuar të ulet pranë Ritës në MTV VMA të dielën e kaluar.

ShowBiz

01/09/2014 19:59

Kim Kardashian është sjellur shumë ftohtë me Rita Orën  në MTV VMA fundjavën e kaluar.

Ajo me të arritur ka zbuluar se vendi i saj është disa ulëse pranë Ritës dhe menjëherë ka kërkuar nga producentët t’i gjejnë një vend tjetër.

Burimet pranë familjes Kardashian kanë treguar se Kim nuk ka dashur të tregohët një ‘divë’ ose diçka e tillë, thjesht nuk ka pasur dëshirë të tregohet e mirë dhe e shoqërueshme me Ritën.

Kjo ka ndodhur për shkak se Kim ende fajëson Ritën për të gjitha problemet nëpër të cilat po kalon vëllai i saj Rob Kardashian, që prej ndarjes nga Rita në vitin 2012.