Kim Kardashian libër me fotot e saj ‘selfie’
Qindra foto të Kim Kardashian do të mblidhen së bashku në një libër që do të quhet ‘Selfish’.

ShowBiz
Personazhi që në njëfarë mënyre i ka bërë të famshme fotot ‘selfie’ tani do t’i tubojë më të mirat në një libër. Kim do të zgjedhë fotot e saj më të preferuara që do të publikohen.
Libri do të përmbajë saktësisht 352 faqe me foto dhe do të kushtojë 20 dollarë, ndërsa do të botohet më 7 prill 2015.
Kështu Kim do të bëjë edhe një nga gjërat e panevojshme për t’u bërë dhe do të fitojë mjaft para!