Kim Kardashian kundër dënimit me vdekje në Kaliforni

Kim Kardashian përmes një postimi në Instagram, ka thënë se duhet t'i jepet fund dënimit me vdekje në Kaliforni.

ShowBiz

17/03/2019 15:13

Kim Kardashian pasi ka bërë të ditur se do t’ia paguajë qiranë për pesë vite një ish-të burgosuri, ka habitur me postimin e ri në Instagram, shkruan lajmi.net.

Ylli televiziv thotë se për një vit me radhë ka mësuar shumë për sistemin e drejtësisë dhe se ka vizituar edhe burgjet.

Kim propozon se duhet t’i jepet fund dënimit me vdekje dhe paragjykimeve racore në sistemin e drejtësisë.

“Vitin e kaluar jam zhytur në mësimet për sistemin e drejtësisë penale. Vizitova burgjet, u takova me ish-të burgosur dhe ndihmova në rastet e padrejtësisë individuale- përfshirë edhe dy raste të dënimit me vdekje. Kam takuar dhe jam mbështetëse e Guvernatorit Newsom dhe vendimit të tij për të ndihmuar në dhënien fund të dënimit me vdekje në Kaliforni. Paragjykimi racor dhe padrejtësia zhvillohen thellë në të gjithë sistemin e drejtësisë, por sidomos kur është fjala për dënimin me vdekje. Dhe ne nuk duhet të jemi në rregull me rrezikun që një person i pafajshëm të ekzekutohet. Unë shpresoj se mund të drejtohemi drejt zgjidhjeve më të mira që përqëndrohen më shumë në shërimin e viktimave të traumave dhe prioritizimin e drejtësisë”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BvGKV0rn9R_/