Kim Kardashian i befason të gjithë me veshjen në Paris, shfaqet me diçka të shkruar në të pasmet e saj

Ajo është një nga ambasadoret më të mëdha të markës “Balenciaga”.

ShowBiz

07/07/2022 08:40

Pra, nuk është për t’u habitur që kur Kim Kardashian u shfaq në Paris të martën e veshur me “Balenciaga” ndërsa mbërriti në një dyqan të tyre në qytet, shkruan DailyMail.

Megjithatë, një detaj që dukej paksa i pavend, ishte se në pjesën e pasme të trupit të Kimit ishte një listë e ‘datave të turneut’ për grupin e rremë “Speedhunters”.

Në krye të listës së datave ishte vendndodhja angleze e Barnsleyt, një qytet tregu në Yorkshire që zakonisht nuk është në përputhje me modën e lartë.

U zbulua në vitin 2017 nga i-D se ‘datat e turneut’ të “Balenciaga”-s janë një shenjë për vendlindjet dhe ditëlindjet e ekipit të markës dhe kanë një ngjashmëri të jashtëzakonshme me një bluzë grupi.

Prandaj, një nga ekipi e ka vendosur Barnsleyn në hartën e modës për pesë vitet e fundit – me emrin e qytetit që tani shfaqet në të pasmet e famshme të Kimit.

Në pjesën e përparme të veshjes ishte grupi, “Speedhunters”, të cilët janë muzikantë imagjinarë të krijuar nga label-i në vitin 2018 për koleksionin “FW18”.

Kim vazhdoi të shfaqte figurën e saj të lakmueshme të trupit teksa u shfaq e veshur me kostum më vlerë 2300 funte (2600 euro).

Ylli u sigurua që të gjithë sytë do të ishin tek ajo teksa ajo iu bashkua vajzës së saj më të madhe North, nëntë vjeçe, në kryeqytetin francez për javën e modës.