Kim Kardashian: Gjithë pasurinë e kam fituar me mund dhe punë

Reality ylli Kim Kardashain përsëri është gjendur në ballinën e magazinës prestigjioze ‘Vogue’, ku ndër të tjera a folur edhe për karrierën e saj...

ShowBiz

14/01/2015 18:21

Kim ka zbuluar se me shumë kujdes shikon dukjen e saj, e kësaj radhe në numrin e ri të ‘Vogue’, ajo ka vendosur të duket ë natyrale.

 “Paragjykimi më i madh që kanë njerëzit për mua është se unë nuk punoj asgjë dhe të gjitha i kam fituar lehtë”, ka thënë, duke theksuar se të qenit nënë për te është gjëja më e rëndësishme. “Që kur jam bërë nënë, prioritetet e mija kanë ndërruar. Është punë e vështirë, por ia vlen cd moment”, ka thënë Kim, transmeton lajmi.net

Kim gjithashtu ka shtuar se vajzën e vet ajo do ta edukojë në mënyrën më të mirë të mundshme. “Vështirë është të jetosh në një botë ku të gjithë të gjykojnë. Do ta mësoj vajzën time të bëhet grua e fortë”, ka deklaruar ajo. Lajmi.net