Kim Kardashian emocionon me dedikimin për babanë e ndjerë

Kim e ka kujtuar babanë në 17 vjetorin e vdekjes.

ShowBiz

01/10/2020 19:49

Kim Kardashian së fundi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të vjetra, në të cilat solli në mendje disa momente, shkruan lajmi.net.

Në një prej tyre, ylli televiziv shfaqet krah babait të ndjerë, të cilin e kujton me shumë dhimbje në 17 vjetorin e vdekjes së tij.

“Sot 17 vjet më parë, babai im u ngjit në qiell. Nuk mund ta besoj që është bërë kaq gjatë. Më mungon shumë baba”, shkroi ndër të tjera Kim.

Kujtojmë se Kim Kardashian së fundi u përfol për krizë në lidhjen me Kanye West, por çifti janë parë duke darkuar së bashku. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CFuL5M0gIlt/