Kim Jong-Un shfaros familjen xhaxhait

Fëmijët, nipërit, e xhaxhait të liderit të Koresë së Veriut, janë vrarë menjëherë pasi Jang Song-Thaek u ekzekutua më 12 dhjetor. Kjo besohet të jetë spastrimi më i madh i një familjeje të nivelit të lartë dhe me lidhje të afërta me liderin e këtij vendi.

Bota

27/01/2014 20:42

Të afërmit e xhaxhait të ekzekutuar të Kim Jong-Un janë ekzekutuar që të gjithë dhe kjo ka ndodhur sipas urdhrave të diktatorit të Koresë së Veriut.

Të paktën kështu raportohet.

Fëmijët, vëllezërit dhe nipërit e Jang Song-Thaek janë dënuar me vdekje, raportojnë mediet në Korenë e Jugut.

Jang (67), ishte ekzekutuar muajin e kaluar, pasi që ishte akuzuar se kishte organizuar një komplot për të rrëzuar regjimin komunist.

Burimet e Yonhap News Agency, nuk e kanë saktësuar se cilët pjesëtarë të familjes janë vrarë, por ata besojnë se ata janë vrarë menjëherë pas ekzekutimit të Jang’ut më 12 dhjetor.

“Disa të afërm të Jong ishin qëlluar me pistoletë përpara njerëzve të tjerë të cilët mundoheshin që t’i rezistonin vdekjes, të cilët më pas u tërhoqën zvarrë deri në shtëpitë e tyre”, një burim kishte thënë për Yonhap.

Në mesin e atyre që besohen të jenë vrarë është edhe motra e Jang, Jan Kye-Sun, burri i saj dhe Ambasadori në Kuba, Jon Yong-Jin dhe nipi i Jang’ut si dhe gjithashtu Ambasadori në Malajzi Yong-Chol, së bashku dhe dy djemtë e tij.

Fëmijët dhe nipërit dhe dy vëllezëbr Jang thuhet të jenë vrarë gjithashtu.

Një burim tjetër i tha kësaj agjencie të lajmeve: “Të gjithë të afërmit e Jang janë ekzekutuar, dhe në mesin e tyre ka edhe fëmijë”.

“Spastrimi i familjes së Jang Song-theak është në një shkallë më të gjerë se sa që kishte ndodhur me të afërmit e zyrtarëve të nivelit më të ulët”.

Familja u zhvendos në zonën e Pyongyang para muajit dhjetor, pak kohë para se ata të vriteshin.