Kim Jong-un pushkaton për këndimin e gabueshëm të himnit

Për shkak të një gabimi në këndim, një oficer i Koresë Veriore është pushkatuar me urdhër të diktatorit Kim Jong-un.

Bota

04/11/2014 20:40

Oficieri i cili thuhet të ketë pasur një gradë të lartë, ka kënduar himnin gabim, në një natë karaokeje.

Anëtari i Forcave të Armatosura thuhet se e ka kënduar tekstin e himnit të vendit puritan socialist, në një formë të deformuar, ndërsa duhej të këndonte: “urreji armiqtë e tu, duaje vendin tënd”, ka kënduar: “urreje gruan tënde, duaje dashnoren tënde”.

Siç raporton “Daily Mail”, oficeri dyshohet të ketë konsumuar alkool dhe duke dashur thjesht të bënte një shaka.

Po ashtu, “Daily Mail” shkruan se pas kësaj Kim Jong është nevrikosur aq shumë saqë e ka përcaktuar sjelljen e oficerit si demoralizuese e të denjë për ndëshkim shembullor.

Ai është arrestuar menjëherë dhe ditën tjetër është marrë zvarrë dhe është vënë para skuadrës së pushkatimit.