Kim ‘harron’ koronavirusin, organizon festë të veçantë në ditëlindjen e 40-të

Kim e ka festuar ditëlindjen pranë familjarëve dhe miqve.

ShowBiz

22/10/2020 12:01

Kim Kardashian i ka mbushur 40-vite jetë, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast nuk kanë munguar urimet e shumta. Ai i bashkëshortit të saj Kanye West ra më së shumti në sy.

Pavarësisht rrezikut ndaj Covid-19, Kim ka organizuar edhe festë të veçantë dhe fotot që po qarkullojnë në rrjet kanë ngjallur reagime.

Një imazh që po ashtu ra në sy është ai i Kim me bashkëshortin e saj Kanye duke u puthur.

Së fundmi emrat e tyre janë lakuar për ndarje ndërsa çifti e dëshmuan se nuk thyhen para asgjëje./Lajmi.net/