Kim ‘harron’ divorcin, e nis ditën me foto tërheqëse në plazh

Kim ka lënë pas hallet e jetës private.

ShowBiz

25/02/2021 17:01

Kim Kardashian këto ditë ishte kryetemë e medieve rozë, pas dorëzimit të kërkesës për divorc, shkruan lajmi.net.

Ylli televiziv, së fundi u fotografua nga papracët duke u relaksuar gjatë një nate jashtë me miqtë e shoqërinë.

Mëngjesin e sotëm, Kim e nisi me një fotografi në bikini, ku theksoi tiparet e bujshme trupore dhe po merrte rreze dielli në plazh.

Thuhet se Kim Kardashian dhe Kanye West planifikojnë që ta ndajnë kujdestarinë e fëmijëve.

Bukuroshja edhe pas lajmeve për divorc nuk i ka ndalë punët rreth bizneseve të saj, me të cilat arrin fitime të mëdha. /Lajmi.net/