Kim e do edhe një fëmijë

Kim Kardashian thuhet se dëshiron ta ketë edhe një bebe me Kanye West. Ylli i televizionit e solli në jetë vajzën e saj, North West më 15 qershor 2013. Kim dëshiron t’ia dhurojë të voglës Nori një vëlla apo motër sa më shpejtë të jetë e mundur, sepse ajo dëshiron që vajza e saj të…

ShowBiz

04/01/2014 20:30

Kim Kardashian thuhet se dëshiron ta ketë edhe një bebe me Kanye West. Ylli i televizionit e solli në jetë vajzën e saj, North West më 15 qershor 2013.

Kim dëshiron t’ia dhurojë të voglës Nori një vëlla apo motër sa më shpejtë të jetë e mundur, sepse ajo dëshiron që vajza e saj të rritet me vëllezër apo motra, që janë afër moshës së vajzës.

“Kim më në fund ndien se jeta e saj është ekzakt aty ku ajo gjithmonë ka dashur të jetë. Ajo dhe Kanye po mendojnë ta kenë edhe një fëmijë, sepse ata duan që Nori të ketë vëllezër dhe motra”, ka thënë një burim brenda Hollywood Life.

Kim ka konfirmuar se po e shijon jetën e një nëne, duke postuar në mënyrë konstante fotografi të bebes së saj në mediat sociale. 33 vjeçarja ka thënë se të ketë fëmijë është gjëja më e rëndësishme që i kishte ndodhur ndonjëherë.

“Kjo ma ka ndryshuar komplet jetën. Tash kam prioritete tjera. Asgjë nuk ka më shumë vlerë se familja e re”, ka thënë Kardashian. – “Të jesh mama, me një burrë të mrekullueshëm, këto janë ditët më të mira”, përfundoi ajo.