Kim dhe Kanye nuk do të martohen në Paris
Pas shumë pritjesh dhe planeve për një dasëm madhështore në Paris, siç duket dasma nuk do të mbahet në Paris por në një vend tjetër të Evropës.

ShowBiz
Sot, Entertainment Tonight ka raportuar një surprizë që Kim Kardashian dhe Kanye West kanë përgatitur për të gjithë, pa përjashtuar më të afërmit e tyre.
Sipas ET, çifti nuk do të martohet në Paris, siç na kanë bërë të ditur tash një kohë të gjatë, me përgatitjet e vazhdueshme në qytetin e dashurisë.
Në vend të dasmës, ata do të mbajnë një darkë para-martesore në Paris e më pas, bashkë me të ftuarit do të udhëtojnë me aeroplan privat për në Firencë, Itali. Aty edhe do të mbahet ceremonia martesore, sigurisht.
Dyshja i ka thënë të gjithë miqve dhe familjes gjëra të ndryshme kështuqë asnjeri ende nuk e di planin konkret.
Tanimë është mësuar se çifti i fuqishëm, Jay Z dhe Beyonce kanë vendosur të jenë të pranishëm në dasëm, ku Jay do të jetë edhe shoqëruesi i dhëndrit.