Kim dhe Kanye një dyshe e pathyeshme, ai i bën urimin e veçantë me rastin e ditëlindjes

Kim e ka pranuar urimin më të veçantë nga bashkëshorti i saj.

ShowBiz

22/10/2020 10:50

Kur të gjithë po flisnin për ndarje, Kim dhe Kanye u kthyen në një dyshe të pathyeshme, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Pikërisht në ditëlindjen e 40-të të Kim, bashkëshorti i saj zgjodhi imazhin e veçantë për ta uruar me rastin e kësaj dite.

Reperi ka publikuar në Twitter një foto të shkëputur nga propozimi i veçantë i vitit 2013-të në një stadium madhështor. Ky ka qenë momenti më i bukur për të dy ata si çift dhe në këtë mënyrë Kanye ka treguar se edhe tani po jetojnë ditët më të bukura bashkë.

“Gëzuar 40-vjetorin e lindjes! Të dua shumë”, ka shkruar ndër të tjera Kanye dhe kjo foto tani po bën edhe njëherë gjiro./Lajmi.net/