Kim dhe Kanye kanë vendosur për emrin e djalit

Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj, reperi Kanye West, e kanë gjetur emrin për djalin e tyre i cili ende nuk ka lindur.

ShowBiz

08/08/2015 14:12

Duke i qëndruar besnikë linjës së emrave në familjen e tyre, burime të afërta të tyre thonë se djalin do ta quajnë Easton.

Kjo do të thotë që djali i tyre do të quhet Easton West. (Përkthyer në shqip i bije të jetë, Lindor Perëndimi).

Një burim i afërt i çiftit ka thënë për gazetën Mail Online se: “Kourtney, motra e Kim Kardashian, iu ka thënë disa vajzave në një event në Hidden Hills në vikendin e kaluar, se emri  favorit për Kanye West deri më tani është Easton, nj emër ky që Kim-it nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë në fillim, për shkak se Kanye donte t’ia linte vetëm East.

Por më pas Kim pati idenë Easton, dhe ata ranë dakord, kanë thënë njerëz të afërt të tyre./KlanKosova