Kiltschko po rikthehet në ring, do të përballet me kundërshtarin britanik

Wladimir Klitschko po planifikon që të rikthehet në ring për një tjetër ndeshje boksi.

Sport

11/01/2019 14:16

Raportohet se ukrainasi po shqyrton mundësinë për të dueluar me boksierin britanik, Dillian Whyte, transmeton lajmi.net.

Klitschko mbanë rekordin për kohën e të qenit kampion, me 4383 ditë dhe e ka mbrojtur titullin e tij 14 herë radhazi.

Ish kampioni i Botës u largua nga sporti në vitin 2017 pas një humbjeje spektakolare nga Anthony Joshua, në “Wembley”.

Ai gjithashtu kishte pësuar humbje nga Tyson Fury, dhe kjo është hera e parë që ai është mundur dy herë radhazi.

Tani veterani po mendon që të kthehet për një ndeshje me britanikun tjetër, Dillian Whyte.

Padyshim se të gjithë adhuruesit e boksit do ta mirëprisnin një rikthim të ish kampionit të Botës. /Lajmi.net/