Kili, 25 të vdekur dhe 125 të zhdukur nga moti i lig

Bilanci i përmbytjeve dhe i rrëshqitjeve të dheut nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Kilin në Amerikë Jugore, arriti në 25 të vdekur dhe 125 të zhdukur, në ndërkohë që autoritetet kanë evakuar më shumë se 30,000 persona.

Bota

05/04/2015 11:55

Sipas burimeve lokale, rajoni Atakama, 800 kilometra në jug të kryeqytetit Santiago, është më i prekuri.

Presidentja e vendit, Michelle Bachelet anuloi pjesëmarrjen e saj në Samitin e Amerikave pikërisht për këtë arsye.

Ajo ka urdhëruar dislokimin e shumë policëve dhe ushtarëve në zonat e prekura nga përmbytjet.