Kievi: Forcat ruse po tërhiqen nga kufiri ukrainas
Rusia ka tërhequr trupat e veta ushtarake të paktën 10 kilometra nga kufiri i Ukrainës, tha të martën zyrtari i shërbimit kufitar ukrainas Sergej Astakov.

Bota
Sipas këtij zyrtari ukrainas, forcat ruse janë larguar 10 kilometra nga kufiri, citojnë agjencitë gazetare të Ukrainës fjalët e tij.
\”Sa i përket pranisë (ruse) së forcave në largësi prej 10 kilometrave nga kufiri ynë, ato nuk janë më aty\”, tha Astakov, transmeton agjencia franceze e lajmeve AFP.
Ai shtoi se forcat ruse deri dje ishin të stacionuara disa qindra metra larg nga kufiri me Ukrainën.